Miftaraj- ZKA-së: Nuk keni pikë nevoje me iu nënshtru Hekuran Muratit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e pushtetit në raportin e Audimit në shpenzime me karburant.
Ai ka porositur ZKA – në që ta ruajë integritetin.
“Nuk keni pike nevoje me iu nenshtru Hekuran Muratit dhe me iu pershtat agjendave te tij. Hekuranit i ka humb rruga në oborr. Ju nuk e meritoni me ra ne humneren e tij. Kemi pas respekt te jashtezakonshem per Juve. Ama arsyetimi se na ka mbet shuma e nje viti me heret, per bese eshte ofendim.A kjo eshte metodologjia e punes suaj? Nuk e besoj, Ju punoni shume me mire se kaq. Nuk po du me besu se ai vendim qe e lexova eshte i vertete.”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./21Media