Mihrija feston ditëlindjen, Naimi e uron me fjalët më të mira
Sot në familjen e këngëtarëve të njohur kosovarë, Naim Abazit dhe Mihrije Brahës ka festë. Këngëtarja e njohur sot ka ditëlindjen dhe mbush 54 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditës së saj të veçantë, artistja natyrisht që ka marrë dhe do të marrë urime të shumta. Por, një urim të veçantë, këngëtarja e ka marrë nga bashkëshorti saj, Naimi.
Ai përmes një imazhi e ka uruar personin e zemrës me fjalët më të mira. Ndër të tjera, ai ka theksuar se nuk ka fjalë që do ta përshkruajë se sa ai dhe Platori e duan këngëtaren.
“E dashur Mihrije , e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë , je përmbajtja je dashuria je shtylla , je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale , as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen ! Platori & Naimi”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Mihrije Braha është këngëtare e njohur dhe e dashur nga Mitrovica, e cila është lindur më 15 nëntor të vitit 1967. Ajo është ndër emrat më të shquar, e cila vazhdimisht sjell diçka të re te fansat e saj të shumtë. Ajo është e martuar me këngëtarin dhe moderatorin, Naim Abazit, të cilët janë prindër të djalit, Platorit./21Media

