Mijëra fishekzjarre shpërthyen në New York për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Mijëra fishekzjarre ndriçuan qiellin e New York-ut, duke e kthyer atë në festival madhështor ngjyrash. Ky shou u organizua në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. Atë e organizoi mapoja e famshme industriale amerikane Macy.

Me këtë rast, turma të mëdha entuziastësh u mblodhën përgjatë East River për të ndjekur spektaklin.

Në total, 60,000 fishekzjarre ndriçuan qiellin e New York-ut.

Spektakli filloi me muzikë live, e më pas me shprthim të fishekzjarreve. Në mesin e këngëve që u dëgjuan është ajo “The Best” e yllit të ndjerë të muzikës, Tina Turner.

Pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe shou me dronë. Para shërthimit të fishekzjarreve, të pranishmit atje panë 500 drita nga dronët.

Macy’s pas këtij spektakli do të fillojnë me planifikimet për spektalin që do të organizojnë vitin e ardhshëm./21Media

Back to top button