Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë pasi përmbytjet goditën Australinë

Një grua ka vdekur në Australi dhe mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në Queensland verior.
Autoritetet po paralajmërojnë se ujërat e përmbytjeve mund të rriten deri në nivelin e katit të dytë në një situatë që ata e përshkruan si të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.
Meteorologët thonë se këto mund të jenë përmbytjet më të këqija në rajon në më shumë se 60 vjet.
Mijëra njerëzve që jetonin në qytetin e Townsville iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre deri në mesditë të dielën, ndërsa autoritetet sollën 100,000 thasë me rërë për të bllokuar ujin e përmbytjes.
Pjesë të rrugës midis Townsville dhe qendrës turistike të Cairns janë prerë, duke penguar përpjekjet për të çuar ekipet e shpëtimit dhe thasë me rërë në zonë./21Media