Mila Kunis flet për herë të parë për problemet me shëndet të burrit të saj
Mila Kunis për herë të parë ka folur për betejën e bashkëshortit të saj, Ashton Kutcher lidhur me çrregullimin e rrallë autoimun.
Kutcher zbuloi për sëmundjen gjatë një episodi të “Running Wild with Bear Grylls: The Challenge”, duke thënë që ai përjetoi një betejë dyvjeçare me një formë të rrallë vaskuliti që e la atë përkohësisht të paaftë për të parë apo dëgjuar.
Kunis tha se çiftit i duhej të kalonte këtë komplikim së bashku.
“Unë nuk mendoj se ju keni kohë për t’u ulur dhe për të folur, thjesht e kaloni atë. Shkoni dhe merreni me çfarëdo problemi që ju vjen, por keni fëmijë, familje që ju pret dhe duhet të jetoni jetën. Mendoj që jemi me fat që kemi njëri-tjetrin”, tha ajo.
Kutcher kishte thënë gjatë një emisioni se natyra e sëmundjes ia rrezikoi shikimin, dëgjimin, gjithashtu edhe ekuilibrin dhe iu desh më shumë se dy vite që të rikuperohej plotësisht./21Media