Milani dhe Interi në telashe për organizimin e festës së titullit

Nëse Milani fiton titullin e Serie A, tifozët e Interit mund të detyrohen të largohen shpejt nga “Giuseppe Meazza” pas ndeshjes së tyre kundër Sampdoria-s për të krijuar hapësirë për festën e kuqezinjve.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon detajet se si drejtuesit e Serie A shpresonin që ndeshjet Sassuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria të zhvilloheshin të shtunën më 21 maj në orën 15:00 në mënyrë që festimet zyrtare të zhvillohen ditën tjetër në “Giuseppe Meazza”.
Megjithatë, ky plan ka dështuar për shkak të një koncerti i madh do të organizohet nga Radio Italia në Piazza Duomo të Milanos të shtunën. Është e qartë se do të kishte probleme të mëdha për ruajtjen e rendit publik nëse njëri nga ekipet milaneze fiton titullin të shtunën pasdite ndërsa koncerti zhvillohet në mbrëmje në një zonë të tillë publike, kështu që ndeshjet do të luhen përfundimisht të dielën.
Ka të ngjarë që dy ndeshjet të fillojnë në orën 15:00 të dielën, por kjo përsëri mund të përbëjë një problem. Nëse Interi fiton titullin, nuk do të ketë asnjë problem pasi ata tashmë do të jenë duke luajtur në shtëpi, por gjërat bëhen pak të komplikuara nëse Milani siguron Scudetton.
Në atë rast “Meazza” do të duhet të zbrazet nga tifozët zikaltër në mënyrë që t’u lejohet tifozëve kuqezi hapësirë për të festuar. Gjithçka do të transformohej shpejt në mënyrë që të krijoheshin kushtet për fezetën e “Rossonerëve”.
Në vitin 2008, Interi festoi Scudetton më 18 maj në “Meazza” pasi mposhti Parmën. Stadiumi kishte pritur atë ditë ndeshjen Milan-Udinese dhe gjithçka u desh të transformohej për të krijuar kushte për festën e zikaltërve.
Klubet janë në kontakte të vazhdueshme për të bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme për këtë situatë./KP

Back to top button