Milani e do me çdo kusht transferimin e Dalot

 
“Rossonerët” tejet të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit portugez sa ishte pjesë e tyre në formë huazimi nga Manchester United sezonin e kaluar.
Gjiganti italian AC Milan do të mundohet me çdo kusht që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Manchester United Diogo Dalot, raporton “Sky Italia”.
Dalot impresionoi krerët e Milanit me paraqitjet e tij të mira në “San Siro” sezonin e kaluar, sa ishte pjesë e klubit italian në formë huazimi, dhe tani raportohet që trajneri Pioli e dëshiron portugezin në përbërje të ekipit për sezonin 2021/22.
Milani pritet që fillimisht të arrijë marrëveshje për huazimin e Dalot edhe për një sezon, me opsionin për ta bërë transferimin permanent në fund të kontratës së tij.
“Djajtë e Kuq” do të lejojnë largimin e Dalot vetëm nëse Milani pranon që të paguaj dëmshpërblim prej katër milionë eurosh për huazimin e portugezit, dhe tani pritet që gjiganti italian të përgatisë një ofertë të re me kushte më të mira të kontratës.

Back to top button