Kaloni te përmbajtja kryesore

Milani merr vetëm një pikë ndaj Cagliarit

 

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ballafaqimin me Cagliarin të zhvilluar të dielën në “San Siro”.

Skuadra e Piolit mori vetëm një pikë nga kjo ndeshje duke barazuar pa gola dhe kështu e ka lënë fatin e saj që të vendoset në javën e fundit sa i përket asaj nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sfida e fundit e “Rossoenerëve” do të jetë direkte pasi ndeshet me Atalantën e vendit të dytë dhe e cila ka vetëm dy pikë më shumë se skuadra e Piolit.

Përveç Atalantës dhe Milanit, në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve janë edhe Napoli dhe Juventusi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button