Milani mposhti Genoan pas vazhdimeve, siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë

Milani ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë pas një fitore shumë të vështirë ndaj Genoas të cilën e mposhti me rezultat 3-1 pas vazhdimeve pasi që koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Genoa kaloi në avantazh me golin e realizuar nga Ostigart pas vetëm 17’ minutave lojë të zhvilluara në “San Siro”.
Epërsia e mysafirëve zgjati deri në minutën e 74’ kur sulmuesi francez Olivier Giroud shënoi një gol të bukur me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.
Deri në fund të ndeshjes ky rezultat mbeti i pandryshuar dhe sfida shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta në të cilat Milani u tregua skuadër shumë më kërkuese dhe si rrjedhojë edhe erdhi goli i bukur i realizuar nga Rafael Leao në minutën e 102’ që u pasua nga ai i Saelemaekers në të 112-tën i cili ia siguroi Milanit kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Back to top button