Milani mposhti Juventusin

Përfundoi derbi i sontëm italian mes Milanit dhe Juventusit dhe fitorja i takoi “Rossonerëve”.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, kampioni i Serie A, AC Milan shënoi itore me rezultat 2:0 kundër Juventusit.

“Rossonerët” ia shkaktojnë Juventusit humbjen e dytë në këtë sezon, ku fillimisht rezultatin në ndeshjen e sotme e zhbllokoi mbrojtësi anglez, Fikayo Tomori në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, golin e fundit të këtij takimi e shënoi Brahim Diaz, i cili vulosi fitoren e Milanit me rezultat 2:0 në minutën e 54’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Milani tani ngjitet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 20 pikëve, kurse Juventusi zë vendin e tetë në tabelë me 13 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 2:0 në favor të Milanit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button