​Milani përballet me Torinon në Kupën e Italisë, formacionet e mundshme

Derisa lufta për titull po vazhdon të jetë mjaftë e ashpër në Serie-A, kampioni aktual Milani do të kërkojë të kalojë edhe në çerekfinale të Kupës së Italisë, aty ku sonte në ora 21:00 do të ballafaqohet me Torinon.
Është takimi i tretë në katër edicionet e fundit të Kupës së Italisë. Në janar 2021, herën e fundit kur Milani dhe Torino u takuan në këtë kompeticion, kuqezinjtë fituan me penallti.
Stefano Pioli duhet të përballojë këtë ndeshje pa të pezulluarin Malick Thiaw dhe të lënduarit Mike Maignan , Zlatan Ibrahimovic , Alessandro Florenzi , Fode Ballo-Toure, Ante Rebic , RAde Krunic, Divock Origi dhe Simon Kjaer.
Sistemi do të ndryshojë pak në një 3-5-1-1 me Diaz dhe De Ketelaere duke filluar nga minuta e parë. Ylli belg do të vendoset si një qendërsulmues klasik, një rol që ai e kishte mbuluar më parë në Club Burgge.
Trajneri i Torinos Juric do të ketë formacionin e zakonshëm fillestar pa pothuajse asnjë rotacion. Ola Aina , Pietro Pellegri, Valentino Lazaro dhe Emirhan Ilkhan janë të lënduar dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në San Siro ku mbi 60 mijë tifozë do të ndjekin ndeshjen sonte.
Nemanja Radonjic ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë. Lojtari i fundit i Torinos që gjeti rrjetën në tre ndeshje radhazi në kompeticion ishte Andrea Belotti midis 2016 dhe 2017.
Milan-Torino, formacionet e mundshme
Milan (3-5-1-1): Tatarusanu; Kalulu, Gabbia, Tomori; Saelemaekers, Pobega, Tonali, Vranckx, Dest; Diaz; De Ketelaere.
Torino (3-4-2-1): Milinkoviç; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Lukic, Ricci, Vovoda; Miranchuck, Vlasic; Sanabria.

Back to top button