Miley Cyrus shpjegon pse Hannah Montana nuk është më e qasshme për fansat

Në një intervistë ekskluzive për Apple Music 1 me Zane Lowe, Miley Cyrus foli për mënyrën se si marrëdhënia e saj me fansat ka ndryshuar që kur la pas Disney Channel-in dhe u përqendrua në një karrierë muzikore më të pjekur.
“Isha si një mike për të gjithë”, tha Miley, duke e përshkuar veten kur ishte adoleshente. “Ata kishin qasje të drejtpërdrejtë tek unë çdo natë në televizor. Mund të më shikonin në ‘Hannah Montana’ dhe të më dëgjonin gjithë ditën nëse donin muzikën time”. Sipas E! News, ajo shtoi se sot, në një kohë tjetër të mediave, kjo ndjesi afërsie është zbehur.
Megjithatë, Miley nuk pendohet për fillimet e saj në televizion. Përkundrazi, ajo e vlerëson shumë rolin e Hannah Montana-s, duke thënë se e ka formuar në shumë aspekte.
Gjatë marrjes së çmimit Disney Legend në vitin 2024, ajo u shpreh: “Jam ende krenare që kam qenë Hannah Montana. Ky çmim i dedikohet Hannah, fansave të saj të mrekullueshëm dhe të gjithë atyre që e bënë ëndrrën time realitet”. Ajo mbylli fjalimin me një nga shprehjet ikonike të personazhit: “Kjo është jeta”.
Në bisedë, ajo shprehu respekt të madh për Beyoncé, me të cilën bashkëpunoi në këngën “II Most Wanted”. “Ne jemi shumë të ndryshme”, tha Miley. “Ajo është si një mbretëreshë, një nënë për botën. E kam ndier gjithmonë një ndjesi amësore që vjen prej saj”.