Milionat që humbin brenda ditës biznset nga mbyllja

 

Nga masat e marra nga Qeveria sot janë të mbyllura mbi 20 mijë biznese në vend. Kështu vlerëson Oda Ekonomike e Koosvës.  Sipas kësaj Ode dëmi që u është shkaktuar bizneseve arrin shifrën deri në 15 milionë euro në ditë.

Kryetari i OEK Berat Rukiqi në një konferencë për media tha se Qeveria me këtë vendim dëmtoi dukshëm bizneset.

“Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohen sot në Kosovë. Do të shpenzohen në vendet e rajonit. Problemi i dytë me këto masa është lajmërimi i vonshëm i tyre. Një pjesë e mirë e produkteve duhet të hedhen në mbeturina, meqë të njëjtit nuk janë lajmëruar. Gjatë gjithë ditës nuk kemi arritur të identifikojmë se çka është market i vogël e çka jo. Mijëra euro gjoba ka pasur gjatë ditës. Ne i përkrahim masat, duhet të marrin edhe masa të sigurimit financiar”, tha ai.

Tutje Rukiqi kërkoi nga qeveria që sa më shpejt të miratohet një pako e cila do të ndihmojë bizneset./21Media

Back to top button