Minesota zotohet të mbrojë kujdesin e abortit për gratë që vijnë nga jashtë shtetit

Minesota i është bashkuar një sërë shtetesh të tjera amerikane, përfshirë Kaliforninë, Oregonin dhe Uashingtonin, duke thënë se do të sigurojë që gratë të mund të kërkojnë abortin atje nëse përballen me ligje kufizuese në shtetet e shtëpive të tyre.
“Zyra ime ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një mur zjarri kundër legjislacionit që do të kthente lirinë riprodhuese”, tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz në një deklaratë të shtunën, përcjell rtv21.tv
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten shpalli vendimin i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit. Një gjykatë e dominuar nga konservatorët rrëzoi vendimin “Roe kundër Wade” të vitit 1973, që garantonte këtë të drejtë./21Media

Back to top button