Ministrat Sveçla dhe Mehaj vizitojnë Policinë në Deçan

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë qëndruar në Stacionin Policor të Deçanit.
Të dy ministrat nuk kanë pranuar të prononcohen për media pas takimi që përfundoi rreth orës 01:40.
Ngjarja që tronditi vendin mbrëmjen e sotme solli në Deçan dhe Pejë një pjesë të kabinetit qeveritar.
Dy nxënës, maturantë, njëri në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi”, në Gjakovë dhe tjetri në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, po në Gjakovë, si dhe drejtuesi i autobusit të linjës Gjakovë-Deçan mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave më armë në fshatin Gllogjan./Ksp

Back to top button