Ministre e re e Bujqësisë, Dijana Ziviq
Emërohet ministrja e re
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka emëruar Dijana Ziviqin, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ziviq është nga Graçanica. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015. Dijana Ziviqin është bërë ministrja e dytë në Qeverinë e Kosovës, pas Dhurata Hoxhës.
Ky emërim erdhi pas shkarkimit të Nenad Rikalos më 2 shkurt.
PSD-ja ishte partia që i vuri kusht shefit të Qeverisë shkarkimin e Rikalos, që ta votojë buxhetin e vitit 2019./21Media