Ministri Aliu: Zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegalë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë kryer katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit.

Ai ka paralajmëruar se këto inspektime do të intensifikohen ditëve të ardhshme, dhe do të ndërmerren masa ndaj secilit që shkel ligjin dhe vepron pa leje.

“Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vë rend në operimin e gurëthyesve anekënd vendit. Koha kur jeta dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme, të cilat vepronin në mënyrë ilegale apo duke tejkaluar kompetencat e tyre ka kaluar. Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegalë nuk është më e mundur”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.

Back to top button