Ministri Çeku të premten përballet me komunitetin në fushën e librit

Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.
Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.
Diskutimi i gjashtë do të fokusohet në fushën e librit dhe mbahet me datë 14.01.2022, ora 16:00, në Kino Armata, Prishtinë.
Deri më tani janë mbajtur: debati me komunitetet kulturore, debati për kinematografinë, artet pamore, muzikën dhe teatrin./21Media

Back to top button