Ministri gjerman: Duam të bëjmë të qartë se Kosova ka mbështetje ushtarake

(Lajm i përditësuar)


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksoi se varësisht situatës në Kosovë, ata do të forcojnë edhe më tej kontigjentet gjermane.

“Ne angazhohemi edhe më tej, kontigjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës. Duam të bëjmë të qartë se ka mbështetje ushtarake”, tha ai në konferencën pas takimit që pati me presidenten, Vjosa Osmani.


Ministri gjerman kërkon që të shmangen tensionet

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka thënë se Gjermania pas SHBA-së është njëra nga mbështetëset më të mëdha të Kosovës, dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.

Pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Pistorius kërkoi që të shmangen tensionet dhe kërkoi de-esklaim të situatës.

“Kërkesa e ditës është deskalimi. E ardhmja e Ballkanit është në Evropë, dhe kjo parasheh si parakusht dialogun. Askush nuk mund dhe nuk duhet të ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, tha ai.

Ai shtoi se KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri, do të vazhdojë të mbetet edhe më tej i pranishëm në Kosovë.

Back to top button