Ministri i Jashtëm irlandez akuzon Rusinë për krime lufte

Forcat ruse ka të ngjarë të kenë kryer krime lufte duke sulmuar civilët ukrainas, tha ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney gjatë një vizite në Ukrainë sot.
Ai tha se Irlanda po shqyrtonte për një paketë, siç u shpreh ai, maksimaliste sanksionesh kundër Rusisë, duke shtuar se ai dëshironte t’i jepte fund çmendurisë së luftës.
Ai vizitoi zonat e prekura nga pushtimi rus dhe u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, raporton BBC
“Edhe pse Irlanda është ushtarakisht neutrale, më lejoni të jem i qartë se ne nuk jemi neutralë për këtë luftë dhe konflikt dhe për të ardhmen e vendit tuaj”, tha ai, përcjell rtv21.tv
Gjatë vizitës së tij, Coveney njoftoi se 3 milionë euro janë ndarë në fonde për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, me 1 milion euro që do të shpërndahen menjëherë në Zyrën e Prokurorit.
Irlanda ka kontribuar tashmë me 20 milionë euro në ndihmë humanitare për Ukrainën dhe ka dhuruar 33 milionë euro ndihmë ushtarake./21Media

Back to top button