Ministri i Mbrojtjes: SHBA-të do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, pasi Kievi dhe bota po përballen me një moment “vendimtar”, u shpreh të premten sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.
“Ky është një moment vendimtar për Ukrainën në një dekadë vendimtare për botën, kështu që mos gaboni, ne do të mbështesim vetëmbrojtjen e Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, tha Austin në Gjermani.
Ai shtoi se Rusia mbetet e prirur ndaj agresionit dhe pushtimit.
“Forcat ruse kanë shtuar sulmet e tyre të tmerrshme, duke vrarë shumë ukrainas të pafajshëm. Ne pamë përsëri mizorinë e zgjedhjes së luftës së Rusisë vetëm disa ditë më parë në qytetin e Dnipro”, tha ai, shkruan CNN.
Austin potencoi se nuk do të heqin dorë së ndihmuari Ukrainën.
“Dhe ne nuk do të lëkundemi në vendosmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni perandorak i Rusisë. SHBA mbetet e vendosur të udhëheqë dhe të bëjë pjesën tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Sulmet e Rusisë janë krijuar për të thyer frymën e Ukrainës. Por ato kanë dështuar. Dhe populli i Ukrainës ka frymëzuar botën”, shtoi Austin.

Back to top button