Ministri izraelit: Armëpushimi me Iranin është gabim, vendet e tilla duhet t’i gjunjëzoni

Ministri i Diasporës i Izraelit, Amichai Chikli, një anëtar i partisë në pushtet Likud, tha në një intervistë se ishte “gabim” të përfundohej një armëpushim me Iranin.

“Mendoj se është gabim të shkosh drejt një armëpushimi në këtë pikë. Duhet t’i gjunjëzosh shtete të tilla, si Perandorinë Japoneze ose Gjermaninë Naziste”, tha Chikli.

Ai  tha se kishte “50% shanse” që armëpushimi të ketë sukses.

“Irani e ka humbur statusin e tij si fuqi rajonale”, tha Chikli, duke shtuar se Boshti i tij i Rezistencës “u shemb”.

“Unë shikoj nëse kemi arritur suksese të mëdha, nëse kemi krijuar një realitet të ri në veri, në kufirin me Gazën, në Lindjen e Mesme? Përgjigja është po, po dhe po”, përfundoi ai.

Back to top button