Ministri izraelit i përgjigjet Hezbollahut: Do të fshiheni nga faqja e dheut nëse përfshiheni

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se Hezbollahut do të fshihet nga faqja e dheut nëse organizata nga Libani sulmon Izraelin në mbështetje të Iranit.
Përmes një postimi në platformën X, Katz tha se sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut nuk po e merr mësimin nga paraardhësit e tij dhe i njëjti sipas tij po kërcënon të veprojë kundër Izraelit në përputhje me urdhrat e diktatorit iranian.
“Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut nuk po e merr mësimin nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit në përputhje me urdhrat e diktatorit iranian. Unë sugjeroj që grupi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptoj se Izraeli e ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë. Nëse do të ketë terrorizëm, nuk do të ketë Hezbollah”, ka shkruar Katz.
מזכ”ל החיזבאללה לא לומד לקח מקודמיו ומאיים לפעול נגד ישראל בהתאם להוראת הדיקטטור האיראני.
אני מציע לפרוקסי הלבנוני להיזהר ולהבין שישראל איבדה את הסבלנות כלפי טרוריסטים שמאיימים עליה.
אם יהיה טרור – לא יהיה חיזבאללה.
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) June 20, 2025