Ministri izraelit: Vetë vendosim se si të mbrohemi

Ministri i kabinetit të luftës i Izraelit tha se do të duheshin vite për të rivendosur sigurinë në Izraelin jugor.
Në fjalët e tij në një konferencë për shtyp në Tel Aviv më herët, Benny Gantz tha gjithashtu se Izraeli do të marrë vendimet e tij, bazuar në interesat e veta, mbi planet e luftës në Gaza.
Gantz, i cili ka shërbyer si ministër i mbrojtjes dhe kreu i ushtrisë izraelite në të kaluarën, u tha gazetarëve:
Ne nuk do t’u besojmë më të tjerëve, sado bujarë të jenë ata. Vetëm ne do të mbrojmë veten dhe çdo hebre”, tha ai./21Media