Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri kroat në KiE: Pranimi i Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërlliq Radman, ka shprehur mbështetje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Radman vlerësoi se pranimi i Kosovës do të ishte një hap strategjik për të përforcuar praninë dhe ndikimin e Këshillit të Evropës në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se përfshirja e Kosovës në këtë mekanizëm do të ndihmonte në avancimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në rajon.

“Pranimi i Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal, do të përkrahte integrimin evropian të Kosovës dhe do t’ua mundësonte të gjitha komuniteteve, përfshirë komunitetit serb, që të kenë qasje të plotë në sistemin evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Fjalimin e tij e ka shpërndarë në rrjete sociale ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo ka falënderuar Radmanin për mesazhin e dhënë, teksa ka shtuar se “Evropa është më e fuqishme kur bashkohet në vlera”.

Kosova pati aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Vendimi final i takon Komitetit të Ministrave, organ që përfaqëson qeveritë e vendeve anëtare. Çështja që ndikoi në vendimin për mospërfshirjen e Kosovës në majin e vitit të shkuar ishte mosprocedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button