Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri Lluka njofton FMN-në me prioritetet e MZHE-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me qëllim ruajtjes së stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme, kanë deklaruar përfaqësues të FMN-së gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

Delegacioni i FMN-së në përbërje të Jacques Miniane, Shef i deritashëm i FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, Shefe e re e Misionit të FMN-së për Kosovë, Ruud Vermeulen, Përfaqësues Rezident për Kosovë dhe Brooks Weiss nga Departamenti për Çështje Fiskale (FMN), u interesuan për zhvillimet aktuale ekonomike në vend dhe orientimet e MZHE-së.

Ministri Lluka njoftoi përfaqësuesit e FMN-në, me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, specifikisht për sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se projektet në këta sektorë do të kenë një dinamikë të përshpejtuar të realizimit.

Ministri gjithashtu u fokusua ne planin e tij për të rritur performancën e Ndërmarrjeve Publike, të cilat janë shpenzuese të konsiderueshme të buxhetit. Ndër të tjera premtoi që nuk do të qëndrojë indiferent karshi problemeve të ndërmarrjeve.

Përfaqësuesit e FMN-së potencuan bashkëpunimin e mirë që kanë me Qeverinë e Kosovës dhe resorët ministrore, të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë më tutje me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button