Ministri Lluka tregon shifrat e humbjeve të Telekomit 2 vitet e fundit

Sonte në emisionin Click u fol për të ardhmen e Telekomit të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se situata në Telekom nuk është e mirë, pasi edhe vetë auditori i jashtëm në vitin 2016 ka raportuar 51 milionë euro humbje, ndërsa në 2017ën 15 milionë euro.

Kjo sipas ministrit tregon se Telekomi ka një të ardhme jo të mirë nëse nuk mirren masa, shkruan rtv21.tv.

Ai shpjegon që qysh nga viti 2014 Telekomi ka filluar me rënie në shitje, e çfarë është edhe më shqetësuese është fakti që ka pasur edhe rritje në shpenzime.

Pjesa e arbitrazhit thotë ministri që ka rënduar edhe me tej gjendjen./21Media

Back to top button