Ministri Murati del me njoftim për punën e shtesave të fëmijëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot kanë dalur pagesat e shtesave për fëmijë.
Sipas Muratit ka pasur një fluks enorm të aplikimeve dhe numri i masës së këtyre shtesave është zgjeruar.
Nga këto shtesa kanë përfituar rreth 86 mijë përfitues për muajin tetor.

Të gjitha nënat në Kosovë që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa nga 10 euro në muaj.

 

 
Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë shtesa për fëmijë.  Sipas këtij vendimi, për fëmijët deri në dy vjeç, prindërit  marrin nga 20 euro në muaj. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më 2020 numri i lindjeve ka qenë rreth 22,000.
Shtesat për fëmijë ndahen edhe në rajon. Mali i Zi aplikon shtesa për fëmijët në vlerë prej 23 euro deri në 40 euro, Serbia nga 25 deri në 46 euro, Bosnje e Hercegovina prej rreth 17 euro deri në 40 euro, varësisht nga vendi ku jetojnë. Po ashtu, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut aplikojnë shtesa të ndryshme për fëmijë./21Media

Back to top button