Ministri Tahiri tregon se çfarë parasheh projektligji i ri për deklarimin e pasurisë

“Do kemi ri klasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar sot se me ligjin e ri deklarimi i pasurisë do të ketë mision të qartë, mbështetur edhe me instrumente që e mundësojnë verifikimin e të dhënave.

Ai në një postim në Facebook shkruan se me do të ketë riklasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, një listë të re dhe të zgjeruar, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit.

“Deklarimi i pasurisë, bashkë me evitimin e konfliktit të interesit do të konstituojnë instrumente jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën tonë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit”, ka thënë ministri Tahiri.

Sipas ministrit deklarimi i pasurisë do të ketë mision të qartë, mbështetur edhe me instrumente që e mundësojnë verifikimin e të dhënave.

“Do kemi ri klasifikim të pozitave që duhet të deklarojnë pasurinë, një listë të re dhe të zgjeruar, jo vetëm nga cilësimi i pozitave të larta publike, por edhe nga cilësimi i secilës pozitë ku ka potencial për abuzim, keqpërdorim të parasë publike dhe konflikt të interesit.”, ka shkruar ai.

Back to top button