Ministri thotë se kultivuesit e perimeve do të subvencionohen me 100%

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka premtuar se këtë vit do të ketë rritje të mbështetjes përmes subvencioneve për shumicën e kulturave bujqësore, mirëpo rritjen më të madhe do ta kenë kultivuesit e perimeve me 100%.
Në takim me kultivuesit e perimeve të Komunës së Podujevës, Peci ka bërë të ditur se janë në finalizim të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2022 dhe Programit për Zhvillim Rural – Grante që planifikohen të aprovohen gjatë muajit mars të këtij viti, ku përmes politikave mbështetëse dhe masave përkatëse synohet të mundësohet ngritja e pikave të reja grumbulluese,po  ashtu edhe ngritja e kapaciteteve të tyre.
“Këtë vit do të subvencionojmë 75% të vlerës së Primit të Sigurimit. Subvencionimi i Primit të Sigurimit bëhet për kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specit, kumbullës, mjedrës, vishnjes, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe për primin e sigurimit “tradicional” bujqësor tek kultura e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv dhe rrushit të verës”, ka thënë ai.
Ministri i ka siguruar bujqit se ata nuk do të presin për kompensim siç kanë pritur rëndom, por do paguajnë vetëm pjesën e tyre pasi që MBPZhR-ja do të kryejë pagesën drejtpërdrejt me kompanitë e sigurimit./21Media

Back to top button