Ministri ukrainas: 72 orë rezistencë, i dëshmuan botës se mund të zmbrapset agresioni rus

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

Kievi thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës./21Media

Back to top button