Ministri ukrainas bën thirrje për hetimin e vrasjeve të civilëve në Bucha

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë vrasjen e dukshme të civilëve në Bucha.
“Përfitoj nga ky rast për t’i bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe organizatave ndërkombëtare që të dërgojnë misionet e tyre në Bucha dhe qytete të tjera të çliruara, në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit ukrainas për të mbledhur të gjitha provat e këtyre krimeve të luftës”, ka thënë Kuleba.
Ky i fundit i akuzoi trupat ruse se i vranë civilët nga zemërimi, pastaj e pushtuan dhe më vonë u tërhoqën nga Bucha.
Udhëheqësit anembanë Bashkimit Evropian dhe NATO-s ishin të shpejtë për të denoncuar vdekjet e civilëve, me disa që bënin thirrje për përgjegjësi dhe hetime për krimet e luftës./21Media

Back to top button