Ministria e Arsimit del me njoftim për Testin e Arritshmërisë

Sot është mbajtur Testi i Arritshmërisë, rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta në Kosovë i janë nënshtruar këtij testi.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) lidhur me këtë test ka thënë se për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më datën 07 korrik.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar Testin e Arritshmërisë i cili është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara. Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025. MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe zbatimin e Testit të Arritshmërisë për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button