Ministria e Bujqësisë me një njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit

 
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.
Në njoftim bëhet e ditur se për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021.
Nga Ministria e Bujqësisë kanë ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it.

“Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë informatat më të hollësishme lidhur me procedurat dhe kriteret për aplikim në shpalljen publike për furnizim me rezerva shtetërore të grurit.
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNeë.aspx “, kanë njoftuar nga Ministria e Bujqësisë./21Media
Back to top button