Ministria e Bujqësisë për bastisjet: Po bashkëpunojmë me institucionet

Ministria e Bujqësisë është deklaruar lidhur me bastisjet që policia po i kryen në këtë ministri.
Në një përgjigje për RTV21 nga kjo ministri kanë thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet.
“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies.”, thuhet në përgjigjen e ministrisë./21Media