Ministria e Bujqësisë procedon 2 milionë euro pagesa për bujqit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar të martën 2 milionë euro pagesa për Bujqit.

Ministri, Faton Peci njoftoi se këto pagesa janë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas siç tha ai kontrolleve rigoroze në teren.

“Me këtë intensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim. Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi. Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%. “, shkroib Peci në Facebook./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button