Ministria e Industrisë konfiskon plazma-t e hyra ilegalisht nga Serbia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se në tregun e brendshëm të Kosovës janë konfiskur 123 copë të produktit plazma me peshë 150 gram dhe 38 copë me peshë 300 gram me orizgjinë nga Serbia.

Ministria ka bërë të ditur se këto produkte në tregun e brendshëm të Kosovës kanë hyrë në mënyrë ilegale.

“Inspektorët e Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë inspektimeve të rregullta në terren kanë evidentuar produkte të cilat në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës kanë hyrë në mënyrë ilegale. Me këtë rast, inspektorët kanë konfiskuar produktin Plazma në sasi prej 123 copë të peshës 150 gr si dhe 38 copë të peshës 300 gr, me origjinë nga Serbia”, ka shkruar ministria në “Facebook”.

Tutje bëhet e ditur se MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë duke garantuar ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg, prandaj inspektimet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./21Media

Back to top button