Ministria e Jashtme s’ua vazhdon kontratën studentëve nga Lugina

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ua ka vazhduar punën pesë studentëve të Luginës së Preshevës që po mbanin praktikë në këtë institucion.
Këtë e ka bërë të ditur ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj  përmes një postimi në “Facebook”.
Ajo ka thënë se puna praktika e tyre përfundoi ditë më parë, teksa mbështetja për ta nuk është vazhduar më nga ministrja aktuale, Donika Gërvalla.
“Megjithatë, dua të falënderoj secilin një nga një për punën e përbashkët, dhe për rikujtimin e përditshëm që na keni bërë për diskriminimin sistematik që Serbia ua bënë shqiptarëve atje. Të gjithëve u uroj gjitha të mirat, e rrugëtim të mbarë e të suksesshëm profesional, duke mos harruar asnjëherë detyrat e përbashkëta kombëtare që kemi”, ka thënë ajo.

 

Back to top button