Ministria e Kulturës blen 68 vepra arti për 247 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka blerë vepra arti nga gjithsej 68 artistë vendor, me shumën totale prej 247 000,00 eurosh.
“Procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit ka kaluar në dy faza të vlerësimit. Juria e parë, me përbërje të artistëve vendor përfshirë Zake Prelvukaj, Arta Agani dhe Vesa Sahatçiu kanë bërë vlerësimin e projekteve në shkallën e parë. Në shkallën e dytë veprat e përzgjedhura janë vlerësuar nga juria me përbërje vendore dhe ndërkombëtare përkatësisht artistët Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova Qerimi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Veprat e blera janë piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacion, video art, etj./21Media

Back to top button