Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe: Rusia ka rivendosur forcat e saj

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar vlerësimin ditor të luftimeve në Ukrainë.
Sipas ministrisë, forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit me njëfarë suksesi, me rusët të shtyrë nga një numër pozicionesh.
Por, ministria gjithashtu paralajmëron se forcat ruse ende përbëjnë një kërcënim për kryeqytetein përmes aftësisë goditëse.
Në jug, Rusia ka vazhduar ofensivën e saj me granatime, por forcat ukrainase ende kontrollojnë qendrën e qytetit, sipas ministrisë.
Diku tjetër, trupat ruse po mbajnë pozicione bllokuese ndërsa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre, sipas deklaratës./21Media

Back to top button