Ministria e Mbrojtjes thotë se avancimi rus është ngadalësuar

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e avancimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.

”Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, thuhet në njoftim.

Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë./21Media

Back to top button