Ministria e Mbrojtjes thotë se Rusia është e habitur nga rezistenca ukrainase
Rusia deri më tani ka qenë e habitur nga shkalla dhe egërsia e rezistencës ukrainase dhe është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale.
Kështu tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës ku theksoi se Kremlini deri më tani ka dështuar në arritjen e objektivave të tij fillestarë dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit.
“Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që rezulton në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare”, thuhet nga ministria.
Sipas kësaj të fundit Kremlini po përpiqet të kontrollojë lajmet, të zvogëlojë problemet operacionale dhe të fshehë numrin e lartë të viktimave ruse nga populli rus./21Media