Ministria e Punës përkrah personat me aftësi të kufizuar

Qeveria do t’i hap rrugë Ligjit Gjithëpërfshirës për Persona me Aftësi të Kufizuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi së bashku me Sekretarin Izedin Bytyqi, vizituan zyrat e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK).

Gjatë takimit është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FKAK-së dhe MPMS-së e në veçanti për Ligjin Gjithëpërfshirës për Persona me Aftësi të Kufizuar.

Ministri u njoftua nga Anëtaret e Këshillit Drejtues për vështirësitë që kanë shoqatat Anëtare të FKAK-së dhe për problemet e ndryshme që ballafaqohen ata.

Abrashi shprehu përkrahjen e mëtejshme të MPMS-së për Forumin Kosovarë të Aftësisë së Kufizar në Forume të ndryshme si dhe njëherit u zotua që në një afat shumë të shpejt Qeveria do të miratoj Koncept -Dokumentin, i cili i hap rruge Ligjit Gjithëpërfshirës.

Ai ra dakord që do të njoftoj ministrin e Financave dhe Kryeministrin e Kosovës, që në një afat sa më të shpejt të mundur të aprovohet Plani i Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuar i buxhetuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, FKAK është një organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i të gjitha organizatave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë e cila është themeluar me asistencën e zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Ai përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë./21Media

Back to top button