Ministria e Shëndetësisë i kundërpërgjigjet PRAK-së

 

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se aludimet që janë bërë nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, se ka pasur refuzim të vaksinimit nga ana e personelëve mjekësor, apo pritje të përzgjedhjes së llojit të vaksinës nuk janë të bazuara.

Tutje në komunikatë thuhet se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me Covid -19,   pikërisht në kohën kur infeksioni ka prekur edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim.

Ndërkaq, disa prej punëtorëve shëndetësor nuk janë vaksinuar në fillim për shkaqe objektive. Inspektorati Shëndetësor dhe të gjitha kategoritë shëndetësore që përbëjnë vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 dhe strukturat monitoruese, janë prioritet dhe do të vaksinohen, bëri të ditur MSH.

”Komiteti Kombëtar për vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që po ashtu, janë vaksinuar në fazën e parë si të moshuarit; të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë sot i ka bërë i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që punëtorët shëndetësorë të cilët patën refuzuar të marrin vaksinën AstraZeneca, të hiqen nga lista me prioritet për marrjen e vaksinës së Pfizerit./21Media

Back to top button