Ministria e Shëndetësisë me apelon qytetarët të vaksinohen
Ndonëse aktualisht Kosova ditëve të fundit shënon numër të vogël të rasteve me Covid-19 dhe prej disa javësh nuk ka të vdekur nga ky virus, në botë numri i të infektuarve po rritet.
Andaj, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka një apel për qytetarët.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.#Vaksinohu”, apelon ministria.
Në raportin e fundit të ministrisë, janë shënuar 8 raste me Cvid-19 në Kosovë dhe asnjë rast i vdekjes./21Media