Ministria e Shëndetësisë pranon donacion për blerjen e testeve PCR

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot informoi se me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë pranon donacion për blerjen e testeve PCR.

Sipas Zemajt, ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie.

“E sigurova z. Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë.”, shkroi Zemaj në facebook./21Media

Back to top button