Ministria e Shëndetësisë rekomandon institucionet për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar institucionet publike dhe private të zbatojnë masat mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta për përiudhën 11 deri 15 gusht 2025.
Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë përmes Facebook i ka ftuar institucionet të respektojnë rekomandimet për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve dhe grupeve tjera të ndjeshme, transmeton KosovaPress.
Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.