Ministria publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sot ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për secilin produkt të naftës.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.79 euro për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.44 euro, ndërsa,  çmimi maksimal i lejuar i gasit është 0.76 euro.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 01.09.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./21Media

Back to top button