Ministrja Gërvalla para studentëve në Salzburg, prezanton qeverisjen e mirë dhe potencialet e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të studentëve të Universitetit të Salzburgut në Austri, ka prezantuar qeverisjen e mirë dhe potencialet e Kosovës

Ajo ka mbajtur një diskutim të hapur me studentë dhe profesorë, të moderuar nga Këshilltari i IRE-Policy, Stefan Haböck dhe Arbër Thaçi nga Universiteti i Salzburgut.

“Para audiencës, Ministrja Gërvalla prezantoi sukseset e arritura në Republikën e Kosovës në qeverisje të mirë, zhvillim të demokracisë, sundim të ligjit dhe rritje ekonomike si dhe u përgjigj në pyetjet e pjesëmarrësve të cilët ishin të interesuar që të mësojnë më shumë për Kosovën, përtej asaj që kanë dëgjuar apo lexuar nga mediat”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Tutje, Ministrja Gërvalla ka folur edhe për aspektin e sigurisë në Kosovë, duke i njoftuar në detaje të pranishmit rreth sulmit në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, kërcënimet dhe shantazhet kundër qytetarëve serb në veri nga grupe të caktuara ilegale si dhe menaxhimin efikas dhe profesional të situatës në veri nga Policia e Kosovës.

Ndërsa studentët dhe profesorët shprehën interesimin e tyre edhe për qendrimet e Ministres Gërvalla rreth rezultateve të pritshme të Konferencës së Sigurisë në Mynih, agresionin rus në Ukrainë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button