Ministrja Gërvalla raporton sot para Komisionit për Punë të Jashtme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Komisioni ku pritet të raportojë Gërvalla-Schwarz do të mblidhet në ora 10:00.
Ministrja Gërvalla-Schwarz do të raportojë lidhur me planin legjislativ të ministrisë që ajo drejton si dhe për prioritetet e saj.